Optimizimi i Motorit të Kërkimit2019-01-13T13:41:06+00:00

Çfarë është Optimizimi i Motorit të Kërkimit?

– Një gjë e rëndësishme që shumica e neglizhojnë.

Optimizimi i Motorit të Kërkimit
albaseo

Optimizimi i motorit të kërkimit është proçesi i përmirësimit të faqeve të internetit, në mënyrë të tillë që Motorët e Kërkimit (si Google, Bing) të kuptojnë strukturën, përmbajtjen dhe sigurinë e tyre.

Kjo është tepër e rëndësishme për biznesin dhe faqen tuaj, sepse në rezultatet e kërkimit, Motorët paraqesin vetëm ato rezultate të cilat i mendojnë si më të denja dhe që i afrohen më tepër problemit apo pyetjes që kërkon përdoruesi.

Për të qenë pjesë e këtyre rezulteve, faqet duhet të kenë disa faktorë të caktuar – faktorë që analizohen nga Google e që ne i njohim mjaft mirë.

Keyword

Gjetja e fjalëve kyçe

Ne analizojmë fjalët e duhura kyçe për shërbimet që ju ofroni. Këtu vendosim se cilat të përdorim për të arritur më shumë klikime.

Ne “zbulojmë” fjalët kyçe të përdorura nga konkurentët tuaj dhe bëjmë çdo gjë që është e mundur që faqja juaj të dalë para tyre në rezultatet e motorëve të kërkimit.

Permbajtja

Përmbajtja

Ne krijojmë përmbajtje të shkruar mirë, strukturar si duhet dhe miqësore me motorët e kërkimit. Kjo e bën faqen tuaj lehtësisht të përdorshme nga klientët.

Ne i udhëzojmë motorët e kërkimit se çfarë të indeksojnë nga faqja juaj dhe lehtësojmë punën e tyre.

Local Seo

Maksimalizimi i Vendodhjes

Patjetër që ju e keni një adresë. Vendodhja e biznesit është mjaft e rëndësishme që të dihet prej klientëve. 

Ne sigurojmë që ajo të afishohet dukshëm dhe në mënyrë korrekte në Google Maps, por dhe integrojmë një hartë aktive në Website-n tuaj, prej të cilës mund të navigohet.

Kërkoni më shumë?

Ne mund të realizojmë që faqja juaj të ketë linke nga shumë Website të tjera (backlinking).

Kjo siguron që faqja juaj të jetë më autoritare dhe të fitojë një rang të lartë në Google.

faqe interneti

A dëshironi që websiti juaj të shfaqet në Google

në pozicione para konkurentëve tuaj?

NA KONTAKTONI